Obama fton Boehner të votojë rritjen e tavanit të borxhit
Pas disa javësh pothuajse në heshtje, pa ndonjë goditje të bujshme rreth një kompromisi të mundshëm mes administratës së Obamës dhe republikanëve në Kongres, në lidhje me rritjen e tavanit të borxhit, Shtëpia e Bardhë mund të ofrojë një gjuhë pajtuese, që mund të çojë drejt një marrëveshjeje për të shmangur falimentin e mundshëm më 17 tetor.Edhe pse të premten, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë refuzuan të specifikonin ndonjë kërkesë për marrëveshjen mbi rritjen e kufirit të borxhit, të hënën një zyrtar i lartë i saj tha se është në dorën e Kongresit të vendosë se sa duhet të zgjatet rritja e tavanit.“Është në dorën e Kongresit për të kaluar rritjen e borxhit, ashtu sikurse edhe kohëzgjatja e tij dhe se kur do të mund të synohen bisedime të tjera për diçka të tillë”, tha ai për CNN. “Ne kemi qenë më se të qartë, kur kemi menduar se sa më i gjatë të jetë ai, aq më shumë siguri do të ofrojë”.Teksa pjesë të shërbimeve dytësore të qeverisë janë mbyllur prej 1 jave tashmë, fokusi po rritet drejt asaj që mund të çojë në një grindje politike edhe më të thellë, për shkak të afrimit të afatit përfundimtar për të vendosur se sa borxhe mund të marrë qeveria federale.Referencat në lidhje me gjatësinë e një marrëveshjeje mbi borxhin shkaktuan spekulime, se Shtëpia e Bardhë mund të kishte ofruar sinjale fleksibiliteti për këtë çështje ndaj ligjvënësve.Gjithsesi, presidenti Barack Obama ritheksoi të hënën se ai nuk do të negocionte me Kongresin, në një kohë që vendi ndodhet nën kërcënimin e një falimenti të mundshëm. “Ne nuk do të shkojmë drejt krijimit të këtij modeli”, tha Obama, duke shtuar se “ne nuk do të negociojmë nën kërcënimin e një mbylljeje të zgjatur, deri kur republikanët të marrin 100% të asaj që duan”, apo nën kërcënimin e “katastrofës ekonomike”.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha më vonë për reporterët se “nuk e përjashton” një rritje të tavanit të borxhit për ndonjë afat të caktuar kohe. Por, ai tha se beson që, sa më e gjatë të jetë ajo, aq më mirë për qeverinë, pasi do të ofronte siguri në lidhje me atë që Obama e karakterizoi si “krizë të prodhuar” me “politikat e lojës së zjarrit” të ngjashme me ato të viteve të fundit.“Pozicioni ynë është se, kjo nuk është një cështje futbolli politik, por një futbolli të rrezikshëm politik”, tha Carney. “Ju e dini se, të luajturit e këtij futbolli mund të kushtojë më shumë se 7 pikë. Mund të rezervojë të gjithë ekonominë e vendit”.