Muk më lejuan të dal topless në skenë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2013, 22:35
Ajo kishte paraqitje kontroverse muajin e kaluar gjatë performancës në MTV Video Music Awards, ndersa tani thotë se paraqitja e saj është çensuruar.
Miley Cyrus ka treguar në dokumentarin e ri për jetën e saj se ka dashur të paraqitet topless, por kjo nuk i është lejuar nga kanali televiziv muzikor.
“U mundova, por nuk mendoj se MTV do ta miratonte këtë”, i ka thënë 20 vjeçarja Britney Spears në dokumentarin “Miley: The Movement”, pasi këngëtarja e hitit “Toxic”e ka pyetur nëse do të dilte e zhveshur në skenë.
Cyrus, e cila është kritikuar për ndryshim të madh në jetën e saj ka deklaruar se ajo vazhdon të jetë i njëjti person, siç u shpreh me të njëjtën lëkurë dhe zemër.