Vazhdon kërkimi i trupave në Nairobi
Trupat keniane dhe ekspertë të mjekësisë ligjore po kërkojnë për trupa të tjera në qendrën tregtare Westgate në Nairobi, që u sulmua të shtunën nga një grup militantësh duke shkaktuar 65 të vrarë gjatë katër ditëve që qëndroi e rethuar.Ekpspertët dhe trupat e ushtrisë janë në kërkim të ndonjë trupi të mbetur nën rrënoja. Autoritetet keniane po ndihmohen në këtë operacion nga ekspertë të mjekësisë ligjore nga Izraeli, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.Grupi militant somalez al-Shabab, me lidhje me Al Kaidën mori përgjegjësinë për sulmin në Westgate një qendër tregtare e madhe dhe luksoze, shumë popullore dhe e vizituar nga të huaj, turistë dhe kenianë të pasur.Në mbarë Kenian sot flamujt janë ngritur në gjysëm shtize, pasi presidenti Uhuru deklaroi tre ditë zi kombëtare për civilët dhe oficerët e sigurisë të vrarë gjatë sulmit. Në sulm u vranë po ashtu të paktën 5 militantë.