Kolumbi, vrasësi rrëfen 3 mijë vrasjet

“Kam marrë pjesë në 3 mijë vrasje dhe kam vrarë personalisht 300 persona”. E thotë pa asnjë ndroje në një intervistë Jhon Jairo Velasquez Vasquez.Bëhet fjalë për vrasësin e pamëshirshëm të njohur ndryshe me pseudonimin “Popeye” dhe që është i mbijetuari i fundit nga grupi i vrasësve të besuar të bosit të kartelit të Medelinit, Pablo Escobar, i vrarë në 93-shin.“Popeye” do të dalë së shpejti nga burgu pasi ka shlyer 25 vite. Në intervistë ai flet edhe për ish-padronin e tij.“Escobar ishte një gjeni, ndoshta i së keqes, por jo një vrasës. Kjo, pasi ai vetë nuk ka vrarë më shumë se 20 persona”, ka thënë më tej Vasquez.