Në Mars nuk gjendet gazi metan, kërkimi vazhdon
Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, kanë thënë se asnjë gjurmë e gazit metan nuk është gjetur nga pajisja “Mars Curiosity”, duke pakësuar shpresat për gjetjen e kushteve për jetesë në planetin e kuq.Pajisja është dërguar në planetin Mars vitin e kaluar.Gjatë tetë muajve të parë, “Mars Curiosity” ka shfrytëzuar një lazer që të mbledhë mostra të ajrit, por deri më tani asgjë nuk është gjetur sa i përket metanit.Kjo i hedh poshtë vëzhgimet e mëparshme nga anijet kozmike dhe teleskopet e vendosur në tokë që gjenin sasi të metanit në Mars.“Curiosity” tashmë është nisur drejt një mali ku do të vazhdojë kërkimin për gjetje të metanit.Në planetin tonë, gazi metan lidhet me gjallesat, diçka që lëshohet kur kafshët treten apo bimët vyshken.