Jessie J shkëlqen në Brazil

Këngëtarja e njohur Jessie J, e cila edhe pse jo në një moshë të madhe, ka një karrierë artistike të lakmuar nga të gjithë, së fundmi është shfaqur në bregdetin Brazilian duke shijuar rrezet e diellit.Pas turit të koncerteve të saj të shumta nëpër botë, 25-vjeçarja mësohet se ishte e ftuar për të përformuar në një koncert në Brazil, që është dhe vendqëndrimi i saj aktual.Jessie J, ishte e ftuar së bashku me dy divat e tjera të muzikës, Alicia Keys dhe Beyonce në Rock With Rio.Jessie ka dashur që momentet e saj të pushimit t`i ndajë edhe me fansat nëpër rrjetet sociale, “Twitter” dhe Instagram.Në njërën foto, këngëtarja shfaqet e veshur me bikini ngjyrë të gjelbër dhe syze dielli, por ajo që bie më shumë në sy është tatuazhi i Jessiet në pjesën e belit.Krahas fotografive të pushimeve si dhe statuseve të postuara nga këngëtarja, ku shprehet se ndihet e lumtur për momentet që po kalon në bregdet gjatë ditëve të fundit të verës, nëpër rrjete të ndryshme sociale si dhe nëpër media, qarkullojnë të tjera foto të saj të marra nga performanca në Brazil.Këngëtarja u paraqit me një veshje me 4 ngjyra të ndërthurura.Ajo bëri shumë fansa të saj në Rio ta duartrokisnin për minuta të tëra jo vetëm për performancën e shkëlqyer por edhe për zërin potent që Jessie J mbart.