Ashley Tisdale tregon sekretin e trupit të tonifikuar
Aktorja e Disneyt, Ashley Tisdale dhe Christofer, si çdo çift i sapofejuar, çdo ditë e më shumë përpiqen të shfytëzojnë pjesën më të madhe të kohës, nën shoqërinë e njeri tjetrit .
Ata janë parë gjatë fundjavës së shkuar të veshur në mënyrë sportive dhe komode në Runyon Canyon të Los Angelos, një vend ky të cilin e frekuentojnë shpesh dhe e shfrytëzpjnë për ecje të gjata sportive së bashku.
Edhe pse në moshën 28-vjeçare, Ashley ende vazhdon të ruajë format trupore që kishte gjate adoleshencës se saj. Sekreti i trupit të tonifikuar të këngëtares, janë ushtrimet e shumta që ajo bën, për të cilat nuk shfrytëzon vetëm palestrën. Ashley i është nënshtruar aktiviteteve të rregullta sportive që bën si me trajnerin e saj personal, ashtu dhe me të fejuarin e saj Christopher.
Ky i fundit vetëm pak kohë me parë i propozoi aktores për fejesë, e cila pa u menduar shumë gjatë pranoi dhe gjithë lumturinë e saj e detajoi në intervista të ndryshme.
Në një intervistë të dhënë kur Ashley u pyet lidhur me planet e dasmës, konfirmoi se nuk mendon të martohet në një të ardhme të afërt. Ajo preferon që ajo ditë të jetë perfekte dhe e përgatitur me shumë kujdes, dhe kjo kërkon një përkushtim të madh. Për këtë arsye, këngëtarja shpjegon se është duke marrë të gjithë kohën e nevojshme.