Sandra Bullock: Im bir është prioriteti im
Aktorja e njohur Sandra Bullock, mësohet se ka qenë imazhi i revistës “U.S Vouge” për herë të pestë, e cila do të dalë gjatë muajit Tetor.
49-vjeçarja e cila fillimisht u shfaq në kopertinën e revistës në vitin 1998, ka zbuluar gjithçka rreth jetës së saj dhe pasigurive që ndjen momentalisht.
Pas presionit që ndjente në New York për shkak të përndjekjes së paparacëve, aktorja u largua në mënyrë të menjëhershme, pasi siç shpjegon, pjesën më të kohës e kalonte duke vrapuar ose duke u fshehur nga gazetarët. Por tani aktorja mendon të ndërrojë sërish vendbanimin e saj Teksas. Ajo shprehet se momentalisht ndihet e stresuar dhe e pasigurt lidhur me vendimet që i duhet të marrë.
Sandra pohon se djali i saj 3-vjeçar, i adoptuar i cili quhet Louis, është prioriteti i saj, por ajo nuk dëshiron që ai të ndihet i pastabilizuar. Aktorja shton : " Unë nuk dua që ai të ndihet nën presion për shkak të vendimeve që unë marr ose të punës që bëj. Në qoftë se do të shoh që angazhimet e mia do të ndikojnë negativisht tek ai, unë jam e aftë të heq dorë nga gjithçka, pasi im bir është prioriteti im."
Me këto fjalë ajo ka vërtetuar se është një nënë jo vetëm e devotshme por dhe e gatshme të sakrifikojë për djalin e saj.