Selena Gomez në një romancë me George Shelley!

Ylli i Disney, Selena Gomez, më në fund duket se ka arritur ta hedhë pas romancën e dikurshme me ish të dashurin  e saj, Justin Bieber.Pas një periudhe të gjatë, ata i  dhanë fund lidhjes së tyre për shkak të tradhëtisë së Justin ndaj Selenës.Ndryshe nga 19-vjeçari,  i cili menjëherë nisi të krijonte lidhje të reja, Selena bëri një pauzë të gjatë nga romancat, dhe nisi të fokusohej vetëm tek karriera e saj muzikore.Sipas thashethemeve mendohej se këngëtarja ishte duke e vuajtur këtë ndarje dhe kjo ishte arsyeja pse ajo la pas dore jetën e saj personale.Por Selena sapo ka vërtetuar të kundërtën.Mësohet se ajo ka nisur një romancë me anëtarin e grupit Union J , i cili quhet George Shelley.Fjalët për marrëdhënien e tyre u vërtetuan dhe nga një burim i afërt me çiftin, i cili ka shtuar për “The Sun” :"Gjatë fundjavës së shkuar ata ndodheshin në Portugali dhe rreth orës dy të mëngjesit të gjithë nisëm të shpërndaheshim nëpër dhoma, përveç George dhe Selenës.Ata qëndruan së bashku dhe kaluan pjesën e mbetur të kohës nën shoqërinë e njëri tjetrit.