David Beckham, tatuazh me emrin e Victorias
Ish futbollisti i njohur, David Beckham, i cili vetëm pak kohë më parë vendosi të hiqte dorë nga karriera e tij si futbollist, gjithmonë ka deklaruar se është një adhurues i artit të trupit.
Këtë ai e ka vërtetuar me tatuazhet e shumta që ka në krahë dhe në trup.
Së fundmi David dhe bashkëshortja e tij e famshme Victoria, një nga ish anëtaret e grupit të dikurshëm "Spice Girls", janë parë së bashku në evenimente të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbrëmjen e së Dielës së shkuar ata e kanë kaluar në “London Fashion Week”.
Kurse ditën e Hënë ata janë parë së bashku në “Global Fund” dhe “British Council Party”.
Victoria e veshur me pantallona dhe xhaketë të zezë, pjesën më të madhe të kohës të qëndronte përkrah David.
Ndërsa David, është paraqitur ndryshe kësaj rradhe, duke tërhequr vëmendjen e menjëhershme të mediave.
Mësohet se ai ka bërë një tatuazh të ri në dorën e djathtë ku shkruhet emri i Victorias .
Ky është një tatuazh të cilin ish futbollisti e ka bërë kohët e fundit.
Tatuazhin me emrin e Victorias, Bechamp e ka bërë krahas atij të disa kohëve më parë në dorën e majtë ku shkruhet fjala " Love".
Së bashku me çiftin, pjesë e këtyre evenimenteve ishin dhe të tjerë personazhe të njohur si aktori Colin Firth, Anna Vintour, Christofer Baily e të tjerë.

