21-vjeçarja nga Nigeria fiton kurorën e bukurisë së botës islame

Një e re nga Nigeria me lot në sy është lutur dhe ka recituar vargje kuranore pasi ka fituar garën ekskluzive të bukurisë për femrat myslimane. Kjo garë u zhvillua në kryeqytetin indonezian, si kundërpërgjigje të “Miss Botës”, që ka ngjallur kritika të shumta.Të 20-të finalistet, të detyruara të sfilojnë të mbuluara, u shfaqën të rregulluara bukur dhe të stolisura. Garueset nga gjashtë shtete të cilat ishin të mbuluara nga koka deri në këmbë, janë vlerësuar për atë se cila ka recituar më bukur vargje kuranore dhe pikëpamjet e tyre mbi islamin modern.Pas shfaqjes para një audience të përbërë kryesisht prej dijetarëve fetarë dhe myslimanëve të devotshëm, një panel gjyqtarësh zgjodhën si fituese Obabiyi Aishah Ajibola nga Nigeria.Me të dëgjuar emrin e saj, 21 vjeçarja u gjunjëzua dhe u lut derisa qau ndërkohë që recitoi një ajet Kuranor.Ajo tha se “falënderon Allahun e plotfuqishëm” pasi fitoi garën, nga e cila si çmim ka marrë 2.200 dollarë dhe një udhëtim në Mekë dhe Indi. Përpara natës finale të spektaklit, Ajibola tha për AFP se nuk ishte e tërë çështja te gara.“Ne vetëm po përpiqemi t’i tregojmë botës se islami është i bukur”, tha ajo.