Miley Cyrus: Nuk kam kohë të mendoj për dasmën

Këngëtarja Miley Cyrus, e cila është fejuar përpara disa kohësh me aktorin Australian, Liam Hemsworth, më në fund ka bërë të ditur gjithçka që po ndodh me jetën e saj personale si dhe nuk ka ngurruar të sqarojë çdo hollësi.Në një intervistë ekskluzive për "Harper`s Bazaar" ajo ka pranuar se nuk ka kohë të mjaftueshme të mendojë për një dasmë me Liam.Kjo e fundit ishte diçka e planifikuar nga ana e çiftit, por mesa duket 20-vjeçarja ka vendosur t`i japi më shumë përparësi karrierës së saj artistike. Miley e ka përshkruar jetën e saj personale si diçka e cila kohët e fundit kishte filluar të bëhej vërtet stresuese për të.Për një kohë të gjatë, fejesa e saj me Liam nuk po shkonte siç duhej dhe kjo gjë e bënte të ndihej e tensionuar herë pas here. Një burim i sigurtë i afërt me çiftin, ka shtuar për Radar Online:"Momentalisht ata janë të ndarë, por dasma e tyre ende nuk është anulluar, megjithëse me sa duket nuk është as diçka shumë premtuese."Mes shumë thashethemeve edhe Miley e ka pranuar me zë të lartë se mes saj dhe Hemsworth nuk ekziston asgjë.Gjatë një interviste, ylli i serialit "Hannah Montana", ka rrëfyer se ndarja e tyre ka disa javë që ka ndodhur.