Kourtney Kardashian: Djali im është xheloz për North

Fakti se ata janë një familje e madhe e përbërë nga një numër i konsiderueshëm pjesëtarësh, e bën të kuptueshëm faktin se mes tyre ndodh të shfaqet xhelozi.Motra më e madhe e Kim, Kourtney Kardashian, ka rrëfyer se djali i saj 3-vjeçar ndihet xheloz për vajzën e vogël North.Sipas  saj, Maison ishte shumë i lidhur me tezen e tij Kim dhe ende nuk mund ta pranojë faktin se ai nuk është më qendra e vëmendjes së saj. 32-vjeçarja ende është duke u përpjekur të mësojë gjithçka rreth rritjes së vajzës dhe koha e saj është e limituar. Kourtney shpjegon se sa here që ai sheh Kim duke mbajtur North në krahë, e pyet në qoftë se ende vazhdon ta dojë.Maison ende nuk është mjatueshëm i rritur të kuptojë marrëdhënien e afërt që ka një nënë me fëmijën e saj të sapolindur dhe shpesh përpiqet të bëjë veprime të ndryshme për të rënë në sy të tezes së tij. Xhelozia e nipit të saj mësohet se e ka bërë të ndihet shumë konfuze Kim e cila shpesh pyet motrën e saj Kourtneyn për mënyrën se si duhet të veprojë.Por ndryshe nga vëllai i saj më i madh Maison, vajza e vogël 14-muajshe, Penelope e adhuron kushurirën e saj. Kourtney ka shtuar: "Sa herë që Penelope sheh North, entuziazmohet menjëherë dhe dëshiron të qëndrojë pranë saj."Penelope dhe Maison janë fëmijët e Kourtneyt dhe të dashurit të saj Scott Disick,  me të cilin ajo ka nisur romancën që në vitin 2006, dhe  ende nuk ka konfirmuar se në një të ardhme të afërt ata do ta finalizojnë këtë lidhje me një martesë.