Perry deklaratë shokuese për Rihannën

Ish bashkëshortja e humoristit të famshëm Rusell Brand, Katy Perry së fundmi ka bërë një deklaratë shokuese lidhur me miken e saj të ngushtë Rihanën. Gjatë një interviste për Canadian Elle, krijuesja e hitit Roar bëri publike disa pyetje që ajo i kishte drejtuar mikes së saj prej vitesh.Katy pohon se gjithnjë është habitur për energjinë që Rihanaa ka. Ajo shpjegon :" Unë mendoj se Rihanna eshte një person shumë energjik dhe e kam pyetur : Si ja del të qëndrosh gjithnjë në një formë të tillë? Të gjithë e dimë sasinë e madhe të lëndëve narkotike që t’i konsumon. "Përveç kësaj këngëtarja zbulon se Rihanna qëndron deri në orën 4 të mëngjesit në Instagram.Pavarësisht se miqësia e tyre ka qenë e qëndrueshme prej shumë vitesh, dy këngëtaret kanë pasur një periudhë shkëputjeje gjatë kohës që Rihanna u kthye me ish të dashurin e saj Chris Brown, i cili e dhunoi ate fizikisht dhe psikologjikisht disa vite më parë.Katy pranon se është përpjekur për një kohë të gjatë të bëjë bukuroshen nga Barbados të kuptojë se me Chris duhej të mbeteshin thjeshtë shokë, por sipas saj kjo ishte diçka pa rezultat.28-vjeçarja, albumi i fundit i së cilës "Prism " do të hidhet në treg në datën 22 tetor ka shpjeguar se tani është duke u fokusuar vetëm tek e ardhmja , pasi sipas Katyt pas moshës 20 vjeçare është e rëndësishme për dikë të kuptojë se koha kalon.