Jennifer Aniston nuk është shtatëzënë!

Vetëm pak kohë më parë, lajmi se Jennifer Aniston ishte duke pritur fëmijën e Justin Theroux , ishte ai më i përfolurri nga të gjitha mediat dhe revistat,  konkretisht edhe nga “U.S Weekly”.Një burim kishte shtuar se ajo më në fund ishte gati të bëhej nënë dhe t`i përkushtohej plotësisht fëmijës.Ai gjithashtu theksoi se ajo kishte nisur të blinte veshje të reja, sepse e kishte të pamundur të vazhdonte të përdorte veshjet e saj të dikurshme, të cilat sipas tij ishin shumë të vogla për të.Menjëherë pas këtyre deklaratave, revista publikoi një artikull, të cilin e titulloi : "Sekreti më i madh i Jennifer është shtatëzania e saj."Pas kësaj, aktorja u shfaq në promovimin e filmit të saj "We Are The Millers ", por format e saj trupore dukeshin po të njëjta. As data 15 shtator, në të cilën ajo promovoi një tjetër film të quajtur, "Life Of Crime", nuk ishte ajo e cila vërtetoi shtatëzaninë e supozuar të Jennifer.Revista “U.S Weekly” menjëherë postoi foto të aktores ku nuk shfaqej me kilogramë të tepërt dhe e akuzuan se ajo ishte duke e fshehur shtatëzaninë e saj. Por menaxheri i aktores ka mohuar të gjithë zërat dhe artikujt. Ai ka shpjeguar se diçka e tillë nuk është e vërtetë.Me këtë rast ai ka zbuluar , se Jennifer së bashku me të fejuarin e saj aktorin 44 vjeçar, Justin Theroux, tashmë janë shpërngulur në rezidencën e tyre në Bel Air e cila u ka kushtuar plotë 21 milion dollarë.