Liam Hemsworth: Miley, mund ta mbash unazën!
Krahas deklaratave të ish të fejuarës së tij, edhe Liam Hemsworth, gjeti rastin fillimin e kësaj jave të rikonfirmonte përfundimin e marrëdhënies së tyre.
Shkaqet e ndarjes së çiftit nuk janë bërë ende të ditura, pasi disa burime pohojnë se ata janë ndarë pasi Liam tradhëtoi yllin e popit, dhe të tjerë sigurojnë se kjo ndodhi për shkak të performancës së shumëpërfolur në MTV.
Por së fundmi është bërë me dije se Liam ka shprehur dëshirën që me 20-vjeçaren të mbeten thjeshtë miq, dhe i ka bërë thirrje Mileyt të mos përpiqet të krijojë armiqësi mes tyre.
Aktori 23-vjeçar i cili sapo ka nisur një lidhje të re me aktoren e telenovelave meksikane, Eiza Gonzales, ka bërë publike dëshirën për të vazhduar ta mbajë Miley unazën që ai i dhuroi për fejesë.
Ajo unazë mësohet se ishte e përbërë nga diamante 3.5 karat dhe flori 18 karat e cila kishte kushtuar plotë 250.000 dollarë.
Por edhe pse e kushtueshme Liam u shpreh se ai nuk dëshironte që aktorja t`ja kthente , ajo mund ta mbante dhe të bënte me të ç`të donte.