Eddie Murphy dhe Paige Butcher të lumtur sëbashku
Romanca e tyre ështe bërë publike prej kohësh dhe mesa duket çdo ditë e më shumë lidhja e tyre sa vjen dhe forcohet.
Bëhet fjalë për aktorin e famshëm të komedisë, Eddie Murphy dhe të dashurën e tij, modelen Paige Butcher. Çifti janë parë të shoqërohen pothuajse çdo ditë me njëri tjetrin dhe të kalojnë pjesën më të madhe të kohës së bashku.
Së fundmi ata janë fotografuar mëngjesin e ditës së Martë në Studio City, ku ndaluan për të blerë kafen e mëngjesit. 34-vjeçarja u pa e veshur me një palë pantallona ngjyrë të gjelbër dhe një kanotiere të thjeshtë, ndërsa Eddie ishte i veshur tërësisht sportiv.
Ajo e cila tërhiqte vëmendjen, ishte përkujdesja dhe ngrohtësia që aktori tregonte ndaj saj. Ai u pa ta mbante përdore gjatë gjithë kohës që ishin duke ecur, e më pas ta puthte mbi sup kur ajo ishte duke u përpjekur të zgjidhte çdo të porosiste.
Modelja po ashtu u vu re ta përqafonte shpesh të dashurin e saj 52-vjeçar dhe në çdo moment buzëqeshte.
Dhe Mesa duket, Paige ka nisur të zërë një vend shumë të rëndësishëm në jetën aktorit, pasi këtë vërë ajo sëbashku me Eddin dhe vajzat e tij, 23-vjeçaren Bria dhe 18-vjeçaren Shayne, kaluan disa ditë pushimi në Maui.
