Vajza ime e vogël, sa është rritur!
Ka kaluar më shumë se një vit që nga 7 janari i vitit 2012, një ditë kjo kur erdhi në jetë vajza e parë e këngëtares Beyonce dhe rapperit Jay Z, dhe përsëri vazhdojmë të dëgjojmë për Blue Ivy Karter. Nëna e saj e famshme dhe krenare për të, pas festës madhështore për ditëlindjen e saj në një jaht luksoz postoi krenare disa fotografi të vajzës së vogël.
Në njërën foto Blue Ivy shfaqet e veshur me një fustan veror të bardhe duke ecur përgjatë jahtit, ndërsa në tjetrën shfaqet 1-vjeçarja e cila po përpiqet të luajë dhe Beyonce po e mban e buzeqeshur . Këto fotografi këngëtarja i shoqëroi së bashku me një mbishkrim , ku thuhej : "Vajza ime e vogël, sa shumë që është rritur !"
Prania e saj arrin gjithnjë të tërheqë edhe babain e saj, i cili pjesën më të madhe të kohës është vënë re ta mbajë në krahë dhe ta shëtisë. Krahas pushimeve të mrekullueshme që ata kanë ndarë familjarisht, është bërë me dije se momentalisht ata ndodhen në Brazil, ku
32-vjeçarja po zhvillon për turin e saj të koncerteve. Gjatë ditës së premte, është mësuar se ajo do të performojë në Rock in Rio së bashku me yjet e muzikës si Alicia Keys dhe Justin Timberlake.

