Vulin dënon sulmin ndaj EULEX-it

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dënuar sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në Zveçan, si pasojë e të cilit humbi jetën një pjesëtar i misionit.Ai ka thënë se autorët e tij janë “armiqtë më të mëdhenj të serbëve dhe Serbisë”.“Çdo gjë është ende në fazën e hetimeve, prandaj nuk e dimë se kush është autori. Por, në emër të Qeverisë së Serbisë, dua të dënoj fuqishëm këtë tragjedi, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të jetë e rastësishme”, ka thënë Vulin, transmetojnë mediat serbe.