Gjenden trupa të pajetë në liqenin e Oklahomas

Një stërvitje rutinë e policisë lokale amerikane në Oklahoma përfundoi me zgjidhjen e misterve për të paktën 6 vrasje të ndodhura në vitet ’60-’70.Policia dhe kadetët e rinj po testonin pajisjet zhytëse në liqenin Foss në Oklahoma kur ranë në kontakt pamor me dy automjete të vjetra të ndryshkura dhe të mbuluara nga balta.Makina që u zbulua e para ishte një Chevrolet e vitit 1952 ndërsa tjetra një Chevrolet Camaro e 1969. Zhytësit fillimisht u gëzuan për gjetjen e këtyre automjeteve, por kur më pas hodhën një sy në brendësi të tyre u tmerruan.Në sediljet e automjeteve ndodheshin kafka dhe mbetje skeletesh njerëzore. Pas nxjerrej në sipërfaqe u verifikua se së bashku me dy automjetet kishin humbur jetën 6 persona, 3 në njërën makinë dhe 3 në tjetrën.Banorët vendas shpresojnë që të zbardhin misterin e zhdukjes së tre adoleshentëve në vitin 1970 dhe të një personi tjetër të zhdukur në fillimet  viteve ’60, që sipas raportimeve ishte bashkë me një të afërm dhe një shok.