Obama: Kontroll më i ashpër i atyre që blejnë armë

Presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë thirrje për kontrolle më të ashpra të atyre që blejnë armë.Kërkesa e Obamës është bërë pas sulmit me armë në një ndërtesë të marinës amerikane në Washington.Aaron Alexis, vdiç pasi vrau 12 persona në selinë e Komandës së Sistemit Detar.Ai është trajtuar më parë për probleme mendore dhe ka pasur probleme të mëparshme me ligjin në përdorimin e armëve.Gjatë një interviste me rrjetin televiziv që transmeton programe në gjuhën spanjolle, “Telemundo”, Obama ka thënë: “Fakti që ne nuk e kemi një sistem kontrolli të atyre që blejnë armë, kjo na bënë ne më të pambrojtur gjatë këtyre sulmeve”.Obama, kontrollet më të ashpra të armëve i kishte bërë prioritet, por kongresi e kishte hedhur poshtë propozimin e tij.Marina amerikane ka dhënë urdhër të martën që të rishikohet siguria në të gjitha objektet e saj.