Qindra të vrarë gjatë përleshjeve në Nigeri

Një sulm ushtarak ndaj një kampi të grupit islamik Boko Haram në zonën verilindore të Nigerisë ka lënë 150 persona të vdekur ku mes tyre edh 16 ushtarë.Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ushtrisë së këtij vendi, Ibrahim Attahiru i cili është cituar nga AFP-ja.“Fjala është për një kamp shumë të fortifikuar kryengritësish ku kishte edhe armatim të rëndë në shtetin Borno në verilindje të Nigerisë”, ka thënë Attahiru.Rreth 150 militantë të Boko Haram janë vrarë, ndërsa humbjet në anën e ushtrisë janë 16 ushtarë të vrarë.Nëntë ushtarë të tjerë konsiderohen të zhdukur.