Evropianët dhe amerikanët, kundër intervenimit në Siri
Shumica e evropianëve dhe amerikanëve kundërshtojnë fuqishëm ndërhyrjen ushtarake të vendeve të tyre në Siri, raporton Reuters."Transatlantic Trends", është një shërbim që merret me vëzhgimin e opinionit publik në SHBA dhe Evropë, dhe pjesë e të cilit kanë qenë qëndrimet e banorëve të vendeve evropiane dhe Amerikës.Ky sondazh gjithashtu zbulon se shumica e tyre nuk duan që Kina të jetë pjesë e vendimarrjes në çështjet e ndryshme botërore.Sondazhi është kryer nga Fondi Marshall gjerman në SHBA, një OJQ që promovon bashkëpunimin mes Amerikës Veriore dhe Evropës, dhe “Compagnia di San Paolo, fondacion privat me bazë në Itali.Qëndrimet janë marrë nga banorët e 11 vendeve të BE-së, Turqisë dhe SHBA-ve.Sondazhi thotë se 62 % e amerikanëve dhe 72 % e evropianëve besojnë që shtetet e tyre duhet të evitojnë ndërhyrjen ushtarake në Siri.