Vrasje në Austri, autori gjendet i djegur
Policia austriake ka gjetur të pajetë trupin e personit i cili mendohet se ka vrarë tre agjentë policie dhe një punonjës të ndihmës së shpejtë.Gjithcka nisi ditën e hënë, kur 55-vjeçari Alois Huber po bënte gjueti të paligjshme në afërsi të Annabergut.Policia u mundua të ndalonte makinën e tij, por burri iu përgjigj me hapje zjarri duke plagosur një agjent, i cili vdiq më pas në spital.Një punonjës i ndihmës së shpejtë u vra gjatë kohës që po mundohej të ndihmonte policin e plagosur, ndërsa një tjetër agjent u plagos në proces. Burri i armatosur braktisi makinën dhe u largua në këmbë pasi vrau edhe një tjetër polic dhe një të tretë e mori peng.Gjithashtu grabiti një makinë policie dhe u drejtua drejt shtëpisë së tij, rreth 90 km në perëndim të Vjenës.Trupi i djegur është gjetur në një fermë ku besohet se ka jetuar 55 vjeçari, 90 kilometra në perëndim të Vjenës.Mendohet se ai ka djegur veten, por ende nuk është konfirmuar diçka e tillë.