Siria, vazhdojnë negociatat për rezolutën

Ndërmjetësit e OKB-së nga pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit janë takuar në Nju Jork për të diskutuar një rezolutë që do të implementonte planin amerikano-rus për të shkatërruar armatimin kimik sirian gjatë një viti.Diplomatët thonë se Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë pak progres gjatë bisedimeve të së martës dhe ata do të takohen edhe sot.Londra, Parisi dhe Washingtoni kërkojnë një rezolutë që parashikon ndërhyrje ushtarake nëse Siria nuk i përmbahet planin për çarmatim, por Rusia e kundërshton këtë.Mosmarrëveshjet kanë dalë në shesh gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Francës dhe Rusisë, të martën në Moskë.Laurent Fabius ka thënë se “nuk ka dyshim” që qeveria siriane është përgjegjëse për sulmin me armë kimike muajin e kaluar.Sergei Lavrov në anën tjetër ka thënë se Rusia ka “arsye serioze” për të besuar se sulmi ka qenë një “provokim”.