Siria akuzon rebelët për përdorimin e armëve kimike
Siria paraqet prova të reja për të vërtetuar përdorimin e armëve kimike nga rebelët. RIA-Novosti, agjensia e lajmeve ruse, raporton se qeveria siriane i ka paraqitur disa prova Rusisë, por nuk jepen të dhëna të mëtejshme.Pas kësaj, zëvëndës ministri i jashtëm rus Sergey Ryabkov tha për Rusia Today se raporti që inspektorët e Kombeve të Bashkuara kanë paraqitur për armët kimike është i njëanshëm dhe i pasaktë, ndërsa ministri i jashtëm rus Lavrov tha se ka prova serioze të besohet se ky ishte një provokim." Por e vërteta duhet të dalë në shesh dhe ky do të jetë një test për punën e këshillit të Sigurisë në të ardhmen" paralajmeroi LavrovRaporti i Kombeve të Bashkuara ka paraqitur prova se në Siri janë përdorur armë kimike duke mos fajësuar zyrtarisht qeverinë e Assad."Teknikat e sulmit dhe sasia e gazit të përdorur janë prova që fajësojnë drejtpërdrejt qeverinë e Assad për sulmin kimik" tha ministri i jashtëm francez Laurent Fabius.Damasku zyrtar ka fajësuar gjithmonë rebelët për sulmin kimik duke pranuar kështu se në vend është përdorur gazi sarin, ndërsa Sellstrom, inspektori i armëve të Kombeve të Bashkuara, beson se është e vështirë që armët kimike siriane të lokalizohen dhe shkatërrohen.