29 viktima nga një seri sulmesh në Irak
Të paktën 29 persona janë vrarë nga një seri sulmesh në Irak.Sulmi më i rëndë është realizuar në kryeqytetin Bagdad, mbrëmjën e së martës.Zyrtarët e sigurisë në këtë vend kanë thënë se sulmet me bomba kanë pasur si shënjestër një treg dhe lagjet në qendër dhe verilindje, duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur 87 të tjerë.Një tjetër sulm ka ndodhur në një komisariat policie në Fallujah, në perëndim të Bagdadit.Në qytetin verior të Mosulit, persona të armatosur kanë sulmuar një automjet ku ishin disa policë të paarmatosur. Të paktën gjashtë policë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në këtë sulm.Rritja e dhunës në Irak ka shtuar frikën se vendi po rikthehet në dhunën e ashpër sektare që e kishte dërmuar këtë vend sidomos në vitin 2006 dhe 2007.Më shumë se 4 mijë persona janë vrarë vetëm këtë vit në Irak.