Përmbytjet në Meksikë, evakuohen më shumë se 2 mijë turistë
Ushtria meksikane ka bërë të mundur evakuuimin e më shumë se 2000 turistëve nga Akapulko që rrezikoheshin nga përmbytjet.Sipas autoriteteve rreth 40.000 turistë të tjerë kanë mbetur të bllokuar në qytet dhe përgjatë bregut perëndimor pasi rrugët janë të pakalueshme."Jemi të dëshpëruar sepse nuk kthehemi dot në qytetet tona. Tani për tani nuk kemi shpresa për t'u kthyer" tha një turiste.Akapulko u përfshi nga stuhia tropikale Manuel që deri tani ka shkaktuar 57 të vdekur nga përmbytje të mëdha dhe shkarjet e dheut , duke rrezikuar kështu jetën e mijëra banorëve. Stuhia ka prekur edhe qytete të tjera në jug perëndim të Guerreros.Gjithashtu edhe në Verakruz, uragani Ingrid shkaktoi dëme të mëdha si pasojë e përmbytjeve dhe si pasojë janë evakuuar më shumë se 20.000 banorë.Moti në Meksikë në vend vazhdon të mos ketë përmirësim, me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra që fryjnë me shpejtësi të madhe.