Irani rikthen përkohësisht rrjetet sociale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2013, 07:45
Irani ka rikthyer përkohësisht qasjen direkte në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, të ndërprera që në 2009-n pas protestave anti-qeveritare të organizuara përmes internetit.Disa iranianë patën mundësi t’i përdornin edhe njëherë faqet e bllokuara, por autoritetet fajësuan “problemet teknike” për këtë ndodhi e këmbëngulin se politika zyrtare nuk ka ndryshuar.Episodi vjen në kohën kur me kërkesë të Departamentit Amerikan të Thesarit u mbyll faqja i një figure të opozitës vendase, Mehdi Karoubi.Për veprimin që vetë Karoubi e cilësoi “irritues”, u përmenden sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara, të cilat nuk i lejojnë kompanitë amerikane t’u ofrojnë shërbime iranianëve.