Assad falenderon Rusinë për “ndihmën”: Moska po krijon një balancë të re globale
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka falënderuar Rusinë për ndihmën që i ofron regjimit të tij.Ai ka thënë se Moska është duke ndihmuar “të krijojë një balancë të re globale”. Deklarata është bërë gjatë takimit të tij në Damask me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.Ky i fundit u ka thënë mediave ruse se ka marrë “prova”, të cilat tregojnë përfshirjen e rebelëve sirianë në sulmin kimik, që ka ndodhur më 21 gusht jashtë Damaskut. Ryabkov ka akuzuar për njëanshmëri inspektorët e Kombeve të Bashkuara, që kanë hetuar këtë sulm.Hetuesit e OKB publikuan një raport të hënën duke konfirmuar sulmin e 21 gushtit me gaz sarin që la të vdekur 1,400 njerëz në lagjen Ghouta të kontrolluar nga kryengritësit.Raporti nuk thotë se kush është fajtori për sulmin. Por Uashingtoni dhe aleatët perëndimorë thonë se provat që mbështesin raportin tregojnë qartë se trupat besnike të Assadit ishin përgjegjëse, akuzë e cila hidhet poshtë nga Assadi dhe kundërshtohet nga Rusia dhe Kina.Gjatë takimit me homologun franzez të martën në Moskë, zoti Lavrov tha se duket se sulmi kishte synim për arritur mbështetje ushtarake nga jashtë për të rrëzuar zotin Assad nga pushteti.