Gjen çantë me para, e dorëzon në polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2013, 11:49
Një i pastrehë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka gjetur një çantë me 42 mijë dollarë brenda… dhe e ka dorëzuar në polici.Përveç shumës së parave, në çantë kishte edhe pasaportë e dokumente personale që i përkisnin një shtetasi kinez.Policia e Bostonit ka bërë të ditur për ‘The Boston Herald’ se burri që kreu këtë gjest të rrallë jeton në një qendër për të pastrehët.Çanta me shumën e parave dhe dokumentat e ndryshme i është kthyer pronarit.