Qeni më i vogël në botë mund të mbahet në pëllëmbë të dorës

Përfaqësuesit e Librit të Rekordeve Guinness shpallën qenin e racës Chihuahua Millie nga Puerto Rico qenin më të vogël në botë për nga madhësia.Gjatësia e Millie-it, domethënë distanca nga pika në shtyllën kurrizore në mes të shpatullave deri në putrat e përparme është 9,65 cm, pesha - rreth 0,5 kg. Kështu që për nga madhësia ai është më i vogël se një kotele, dhe zë vënd lehtësisht në pëllëmbën e dorës së një të rrituri.Sipas rrëfimeve të pronares së Millie-it, rekordmeni i vogël nuk leh kurrë, ushqehet me ato çfarë hanë njerëzit, i pëlqen të luajë me lodrat prej pellushi dhe preferon shoqërinë e njerëzve.