Tatuazhi i ri i Rita Orës

Si dy mikesha të ngushta, Rita Ora dhe modelja Cara Delevingne shpenzojnë vazhdimisht kohë bashkë. E për këtë arsye, nuk ishte një befasi që të dy vajzat i shërbyen njëra-tjetrës si mbështetje morale kur realizuan më parë gjatë javës nga një tatuazh.Të pranishme në javën e modës në New York, vajzat vizituan një prej salloneve më të famshme të tatuazheve në botë, ku secila vendosi të realizonte një tatu.E ndërsa Cara, e cila kishte edhe më parë katër tatuazhe në trupin e saj vendosi të shkruante një emër të thjeshtë në dorë, Rita zgjidhi diçka më ekstravagante, duke zgjedhur vajzën ikonë të pikturave të Alberto Vargas për ta vendosur në brinjët e saj.