Amaneti i fundit i babait: Më lini të vdes me time bijë në kraharor
Ky është momenti në të cilin një baba, po përshëndetet përgjithmonë me të bijën e porsalindur.
Kjo është edhe historia e trishtë e rreshterit Gary Coleman, publikuar të shtunën në faqet e së përditshmes “Daily Mail”.
Pasi luftoi në tre konflikte të ndryshme, në Kosovë, Afganistan dhe Irak, Coleman u kthye në shtëpi, ku u njoh me bashkëshorten e tij Joanne.
Megjithatë, lumturia zgjati pak, pasi në shkurt 2011, 34-vjeçari u diagnostikua me një kancer, i cili ishte përhapur deri në tru.
Pas gati dy vitesh kimioterapi, në fillim të 2013-s, kur Joanne ishte shtatzanë me vajzën e tyre të parë, Coleman iu tha se mjekët nuk mund të bënin më asgjë për t’i shpëtuar jetën.
Me kurajon e stërvitur nga vite përballje të përditshme me vdekjen, Gary nisi të shfrytëzonte muajt e fundit duke përgatitur dhurata dhe shkruar letra, që do t’i jepen të bijës në momente të caktuara të jetës. Midis të tjerave, ai i shkroi të porsalindurës nga një kartolinë për të gjithë përvjetorët e ditëlindjes së saj, të cilët do t’i dorëzohen të bijës gjatë të gjithë jetës, shkruar me mesazhet e babait që nuk do të njohë kurrë.