Eva Longoria më shumë kohë për veten

Pas ndarjes nga ish i dashuri i saj Ernesto Arguelio, me të cilin mendohej se Eva Longoria do të kishte një lidhje afatgjate, e cila pritej të finazilohej me një martesë, ajo u fotografua duke dalë nga një sallon bukurie pasi shfrytëzoi një ditë të gjatë duke ju përkushtuar vetes.Aktorja e "Shtëpiakeve të dëshpëruara ", e cila kohë më parë u divorcua nga ish-bashkëshorti , nisi një romancë me Erneston, me të cilin dukej se ishte shumë e dashuruar. Por lidhja e tyre nuk zgjati për një kohë të gjatë për shkak të anagzhimeve të shumta të tyre si dhe vendbanimeve të ndryshme.Së fundmi Eva është parë të dalë nga salloni i bukurisë në të cilin gjeti rastin të takonte dhe mikun e saj parukier. Gjatë kohës që ajo dilte u vu re se ishte në nje ndër ditët më të mira të saj dhe ishte më e buzëqeshur se kurrë. Jashtë sallonit në Beverly Hills, ndodhej një numër i madh fansash dhe fotografësh të cilët nuk kishin humbur rastin të shihnin nga afër Evën. Prandaj aktorja 38-vjeçare kërkoi ndihmën e një polici për ta shoqëruar deri tek makina.