Më pëlqejnë më shumë femrat!
Deklarata e dhënë vetëm dy ditë më parë nga ana e Lady Gages ishte ajo e cila kthehu të gjithë vëmëndjen e audiencës drejt saj. Këngëtarja e cila ishte e ftuar në emisionin e Andy Cohen dha disa përgjigje të cilat arritën të habisnin gjithkënd.Ajo u shpreh se i pëlqenin me të vërtetë shumë femrat. 27- vjeçarja konfirmoi se një deklaratë të tillë e kishte bërë edhe më pare dhe përsëri u tregua e gatshme ta përsëriste. Ajo shpjegoi se i pëlqenin femrat, por tërheqja e saj varej dhe se cila ishte femra në fjalë, e njëjta gje vlente dhe për gjinine meshkullore.
Pjesa e cila këngetarja shprehet se e adhuron tek një femër, është guximi i shumtë të cilin nuk mund ta gjejë tek një mashkull.
Por krahas deklaratave të saj të çuditshme të cilat gjithnjë arrijnë të lënë pa fjalë këdo, Gaga nuk ka nguruar të mbështesë sërish performancën e 20- vjeëares Miley Cyrus në MTV, të cilën e cilësoi si të guximshme. Sipas saj çdo njeri ka të drejtën e tij të shprehe veten siç e ndjen dhe Miley si një artiste shprehu veten me anë të asaj performance të paragjykuar.
Ajo theksoi se nuk është e thjeshtë të jesh në vendin e saj dhe të kalosh jo vetëm një fëmijeri, por edhe adoleshencë përpara gjithë botës. Sipas Gagës veprimet e saj ishin për tu admiruar, sepse nuk ndodh çdo ditë të shohësh një 20- vjeçare, e cila pavarësisht gjithçkaje, të marrë përsipër pasojat e veprimeve që bën në skenë, duke shfaqur kështu natyren e saj guximtare.