Moore në një romancë me babain e ish të dashurit të saj
Pavarësisht se ajo është në një moshë të konsiderueshme dhe nje prind, aktorja Demi Moore gjithnjë është lakuar për romancat e saj me djemtë më të rinj në moshë se ajo.

Dhe pas disa kohësh këto veprime nga ana e aktores nisën të mos viheshin më re, por kur një i famshëm dëshiron të tërheqë vëmendjen e menjëhersheme e arrin dhe këtë e ka vërtetuar aktorja.
Pas lidhjes me ish të dashurin e saj të dikurshëm Harry Morton, i cili ishte shumë më i ri se ajo në moshë, Demi e la pas për të nisur një romancë të re, pikërisht me babain e këtij të fundit. Personi në fjalë quhet Peter Morton dhe është nje miliarder shumë i njohur.
Çifti janë parë të frekuentohen për më shumë se tre herë në javë dhe mendohet se personi i cili i ka prezantuar ka qenë vetë Harry. Pikërisht në momentin kur aktorja la publikun të mendonte se asnjëherë nuk do të mund të ndjente tërheqje ndaj një personi më të vjetër se ajo, Demi vendosi të krijonte një lidhje me një 66-vjeçar.
Pavarësisht se asgjë nuk është konfirmuar as nga Demi, Peter ose Harry, disa burime të sigurta konfirmojnë se aktorja me të vërtetë ka nisur ta pëlqejë babain e ish të dashurit të saj, duke lene të gjithë në kureshtje për të ditur përgjigjet e saj në intervistën e radhës.