Simon Cowell: E njoha nënën pas fëmijërisë

Lajmi se Anëtari i njohur i jurisë së X-Factor, Simon Cowell është në pritje të fëmijës së tij të parë nuk vonoi shumë të bënte xhiron e botës, por kureshtja e publikut për të mësuar se cfarë prindi do të jetë ishte e madhe, dhe kjo ishte një nga arsyet që e shtyu moderatorin e famshëm Jimmy Kimmel ta ftonte në emisionin e tij për t`i bërë një sërë pyetjesh.Me humorin dhe ironinë që e karakterizon Simon, arriti të shuante qetësisht çdo kureshtje dhe kjo nuk pengoi Jimmyn t`i drejtonte një pyetje lidhur me rolin e tij të ri si prind. Pyetja e moderatorit kryesisht i referohej përkushtimit të tepërt ndaj femijës, i cili i përket gjinisë mashkull dhe Simon dha një përgjigje me të cilën gjeti rastin të zbulonte një sekrret të jetës së tij.Ai rrëfeu: " Në qoftë se rritja e fëmijës do të jetë e vështirë, atëherë do te paguaj dikë të kujdeset për të. Ky do të jetë një veprim të cilin mund ta kryej një ose dy here". Simon shpjegoi se ai gjithashtu kishte qenë një person i cili ishte rritur nga dadot që nëna e tij punësonte.Nëna e Simon ishte një balerinë e famshme e quajtur Julie, të cilën anëtari i jurisë së X-factor pranon se nuk e njihte deri në moshën tre ose katër vjeçare. Por ai gjithashtu nuk humbi rastin të shpjegonte dhe arsyen se sezoni ku prezantuese ishte Khloe Kardashian përkrah moderatorit të njohur Mario Lopez nuk u përsërit, pasi pati një mospëlqim nga ana e teleshikuesve.Cowell pranoi se pavarësisht se Khloe është një vajzë e këndshme, e cila i pëlqen shumë, përsëri publiku nuk mund të pranonte një Kardashian në rolin e prezantueses.