Koreja Veriore rikthen në punë një reaktor bërthamor

Koreja e Veriut  ka rivënë në punë një reaktor plutoniumi.Reaktori në Yongbyon, ishte mbyllur në vitin 2007 sipas një marrëveshjeje çarmatimi.Koreja komuniste kishte njoftuar në muajin prill se planifikon që ta vendosë në punë sërish të njëjtin reaktor.Instituti amerikano korean në shkollën John Hopkins të studimeve të avancuara ndërkombëtare ka njoftuar se një fotografi e 31 gushtit e bërë nga një satelit komercial shfaqë tymin e bardhë që del nga ndërtesa ku gjenden turbina me avull dhe gjenerator elektrik që vihen në punë nga nxehtësia e reaktorit.Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore nuk e ka komentuar gjatë të mërkurës këtë njoftim.Reaktori në Yongbyon ka qenë jashtë funksionit për disa vjet.Në vitin 2008, Koreja Veriore i kishte shkatërruar turbinat e ftohjes të kësaj ndërtese si një hap për ndërtimin e besimit për bisedime me gjashtë fuqitë botërore.