Sulme me bomba në Egjipt

Raportohet se katër persona janë vrarë gjatë një sulmi me veturë bombë në gadishullin Sinai të Egjiptit.Televizioni shtetëror raporton se sulmi i të mërkurës ka pasur si shënjestër ndërtesën e shërbimit të inteligjencës në Rafah në kufi me Rripin e Gazës.Më shumë se 10 persona të tjerë janë plagosur gjatë këtij sulmi.Raportohet se një shpërthim tjetër ka goditur një pikë kontrolli të ushtrisë në afërsi të vendit ku ka ndodhur sulmi i parë.