Sulm pranë xhamisë në Bagdad, 15 të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2013, 22:55
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i makinës bombë pranë një xhamie shiite në Bagdad.Nuk është ende e qartë se kush qëndron prapa sulmit. Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 800 irakianë janë vrarë nga dhuna në muajin gusht.Gjakderdhja e vazhdueshme ka rritur shqetësimet për rikthimin e dhunës sektare të vitit 2006-07.