Këshilli i Sigurimit diskuton për Sirinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka në plan të mbajë një takim me dyer të mbyllura sot, me kërkesën e Rusisë, për të diskutuar mbi një rezolutë që synon shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.Më parë sot, qeveria siriane pranoi një propozim të Rusisë, aleti më i fuqishëm i vendit, për vënien e armëve kimike të Sirisë nën kontrollin ndërkombëtar, për t’u çmontuar. Kjo ide u hodh si mënyrë për të zgjidhur çështjen e sulmeve kimike në luftën civile siriane dhe për të shmangur sulmet ushtarake amerikane.Kryeministri sirian Wael al-Halki tha se qeveria e mbështeti nismën ruse, me qëllim që të mos lejohet gjakderdhje e mëtejshme e sirianëve. Ndërkohë, Kryeministri britanik David Cameron tha se Britani, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, do të paraqesin sot një resolute në Këshillin e Sigurimit, lidhur me armët kimike të Sirisë.Në Paris, Ministri i Jashtëm Laurent Fabius tha se Franca është e vendosur të propozojë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku të dënohet sulmi me armë kimike i 21 gushtit dhe që të bëjë thirrje për dënimin e autorëve nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve.Zyrtarët francezë thanë se projektrezoluta e tyre synon është hartuar në mënyrë të tillë, për t’u siguruar që propozimi rus të lejojë ndërhyrje ushtarake, në se presidenti sirian Bashar al Assad nuk bashkëpunon dhe nuk e detyron qeverinë e tij të veprojë me shpejtësi.