Sulme të reja në Irak, të paktën 14 viktima

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga dhuna në Irak. Në qytetin Bakuba, shpërthimet e makinave bomba në tregje kanë vrarë së paku 10 civilë dhe kanë plagosur 34 të tjerë.Policia ka thënë se bomba e fshehur në një kafene në Latifijah, ka shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve.Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, të lëshuara këtë javë, mbi 4,000 njerëz janë vrarë nga dhuna në Irak vetëm gjatë pesë muajve të kaluar.