Kina investon 3 miliardë dollarë në Kirgizstan

Një deklaratë e përbashkët për partneritet strategjik është një nga shumë marrëveshjet e arritura që janë nënshkruar pas bisedimeve në Bishkek ndërmjet presidentit kinez, Xi Jinping dhe homologut të tij Kirgiz, Almazbek Atambaev.Ky i fundit ju ka thënë mediave se dokumentet e nënshkruara gjithashtu përfshijnë marrëveshje për ndërtimin e tubacioneve të gazit natyral në Kirgizstan, bashkëpunim në sektorin e shëndetësisë, rindërtimin e termocentralit në Bishkek, ndërtimin e një autostrade që e lidhë veriun dhe jugun e këtij shteti dhe kredi në vlerë prej 10 milionë dollarëve për Kirgizstanin.Vlera totale e investimeve kineze që përfshihen në dokumentet e nënshkruara arrijnë shumën 3 miliardë dollarë.Presidenti kinez Xi Jinping ka arritur në Bishkek të martën për një vizitë katër ditore. Ai do të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që do të zhvillohet të premten.