SHBA, “11 shtatori” i fundit për Bloomberg
Kur të shpaloset ceremonia e përvjetorit të 12 të sulmeve terroriste të shtatorit në “Ground Zero”, kryebashkiaku, i cili ka ndihmuar të orkestrojë kremtimet që nga fillimi i tyre, do të jetë duke parë për herë të fundit atë, me këtë titull, dhe do të qëndrojë i heshtur.Përgjatë viteve të tij si kryebashkiak dhe kryetar i Memorialit dhe Muzeumit Kombëtar të 11 Shtatorit, Michael Bloomberg shpesh është ngatërruar me të afërmit e viktimave, liderët fetarë dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur për këtë ngjarje të zhytur në simbolikë dhe emocione.Por, administrata e tij ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, kryesisht në qëllimin e saj për të mbajtur gjallë kujtimin e viktimave të sulmeve, ndërsa familjet dhe të afërmit e tyre jashtë kontureve politike.Bazuar mbi këtë frymë, asnjë politikan - përfshi edhe kryebashkiakun - nuk janë lejuar të flasin gjatë vitit të fundit dhe po ashtu nuk do të lejohen as këtë vit.Organizatorët e memorialit presin që të marrin përgjegjësinë kryesore për ceremoninë e vitit të ardhshëm, ndaj dhe kanë thënë se do të vazhdojnë ta mbajnë të përqendruar ngjarjen te të dashurit e viktimave, edhe pse muzeu i ardhshëm do të krijojë një kornizë të re, më të gjerë, për të përkujtuar sulmet e 11 shtatorit 2001.“Teksa gjërat evoluojnë me kalimin e kohës, fokusi do të vazhdojë të përqendrohet te kujtimi i shenjtë e tyre”, tha presidenti i memorialit, Joe Daniels.Në ceremoninë e së mërkurës, në sheshin memorial 2-vjeçar tashmë, të afërmit do të lexojnë sërish emrat e afro 3000 personave, që vdiqën kur avionët e rrëmbyer u përplasën me Qendrën Tregtare Botërore, Pentagonin dhe pranë Shanksville, Pensilvani.Lexuesit, do të përmendin gjithashtu edhe emrat e viktimave të bombardimeve të vitit 1993.Pentagoni ka planifikuar një ceremoni në mëngjesin e së mërkurës për të afërmit e viktimave dhe të mbijetuarit e sulmeve me vënien e kurorave dhe komentet e Sekretarit të Mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe zyrtarëve të tjerë, ndërsa në mbrëmje një shërbesë për punonjësit e Pentagonit.Vendimmarrja, se si të përkujtonte përvjetorin e sulmeve terroriste më të rënda në historinë e SHBA-ve, ka qenë një detyrë e vështirë dhe tepër sensibile për Bloomberg gjatë muajve të parë të pas-ngjarjes, pikërisht sepse ishte kryebashkiak i sapoemëruar.