Pakistani i gatshëm të lirojë numrin 2 të talebanëve

Një zyrtar i lartë pakistanez ka thënë se Islamabadi është i gatshëm të lirojë numrin dy të talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar si përpjekje për t’i dhënë fund gati 12 vjet të luftës në shtetin fqinj, Afganistan.Neogociatorët e paqës të qeverisë afgane rregullisht kanë kërkuar lirimin e Baradarit, zyrtari më i lartë i talebanëve që është arrestuar në Pakistan.Sartaj Aziz, që është këshilltari për punë të jashtme i kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif, ju ka thënë agjencive perëndimore të martën: “në parim, ne jemi pajtuar që ta lirojmë atë. Koha e lirimit tashmë është duke u diskutuar. Me siguri lirimi do të ndodh së shpejti…ndoshta këtë muaj”.Aziz ka thënë Baradari do të lirohet në Pakistan, por ai nuk do ju dorëzohet afganëve, ashtu siç ka shpresuar Kabuli.