12 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

Sot bëhen saktësisht 12 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Është njoftuar se presidenti Barack Obama do të mbajë një minutë heshtje në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë në kujtim të rreth 3 mijë viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001.Shtëpia e Bardhë ka thënë se ekipi i sigurisë kombëtare i Obamës është duke ndërmarrë hapa që të evitojë sulme terroriste që kanë të bëjnë me përvjetorin e së mërkurës.Obama e ka diskutuar përgatitjen dhe sigurinë me ekipin e tij të martën.Shtëpia e Bardhë nuk ka treguar hapat që po ndërmerren, por megjithatë ka njoftuar se këshilltarja e Obamës për siguri kombëtare dhe kundër terrorizmit, Lisa Monaco, për muaj të tërë ka qenë duke i rishikuar masat e sigurisë për përvjetorin në fjalë.Kjo e përfshinë edhe një kërcënim të fundit të Al Kaedës që ka çuar deri te mbyllja e 19 misioneve diplomatike muajin e kaluar.