Armët kimike, Siria: Pranojmë propozimin e Rusisë

Qeveria e Sirisë ka thënë se është pajtuar me propozimin për t’i vënë armët e saj kimike nën kontroll ndërkombëtar.Ministri i Jashtëm, Walid al-Muallem, ka thënë se Damasku ka rënë dakord me iniciativën ruse “për të çrrënjosur agresionin amerikan”.Më herët, Rusia ka thënë se është duke punuar për një “plan të qartë dhe konkret”. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska është duke diskutuar detajet me Damaskun dhe se plani do t’iu prezantohet edhe shteteve të tjera së shpejti.Propozimi për dorëzimin e armëve kimike, i shpallur të hënën për të shmangur sulmet e Shteteve të Bashkuara në Siri, është mirëpritur me kujdes në Uashington.Presidenti Barack Obama ka shprehur shqetësimin se ideja mund të përdoret si taktikë bllokuese nga regjimi.