Kërkohet të rihetohet vdekja e ish-sekretarit të OKB-së

Hetuesit u kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të rihapin hetimet për vdekjen e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Dag Hammarskjold, më shumë se 50 vjet më parë, duke cituar “prova bindëse” se aeroplani i tij është rrwzuar qwllimisht.Hammarskjold ka vdekur në rrethana misterioze në shtator të vitit 1961, teksa ka qenë në një mision  paqeje në Kongo. Avioni i tij është rrëzuar pak para se të ateronte në Zambia.Raporti i lëshuar në Hagë nga një komision i gjykatësve ndërkombëtarë të profilit të lartë dhe diplomatëve, i bën thirrje Agjencisë për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara që të publikojë regjistrimet e atëhershme të kabinës, për të konfirmuar nëse një avion mercenar mund ta ketë rrëzuar aeroplanin e sekretarit të përgjithshëm.Komisioni ka cituar dëshmitarë të kenë thënë se kanë parë një avion duke qëlluar atë të Hammarskjoldit, 52 vjet më parë.