Raporti i lumturisë në botë, Shqipëria zë vendin e 62-të
Njerëzit më të lumtur në botë me sa duket janë në pjesën veriore të Evropës. Sipas një raporti për lumturinë në botë i bërë nga OKB zbulohen vendet lumtura rreth globit ku Danimarka, Norvegjia dhe Zvicra janë të parat në renditje.Ndërsa vendet me popuj më fatkeq janë Togo, Guinea, Tanzania, Ruanda, Burundi. SHBA-të radhiten në vendin e 17, e ndërsa Rusia në vendin e 68. Ajo që bie në sy është një ulje e vendeve të Eurozonës që janë të përfshira nga kriza e borxhit.Raporti është i dyti i këtij lloji i ndërtuar nga disa studies dhe merr në analizë 156 vendeve ku si kriterë vlerësimi janë marrë gjashtë faktorë: prodhimi bruto për banor, aspekti shëndetësor, komunikimi social, shkalla e subjektivitetit personal për të sjellë vendime personale, mbrojtja nga korrupsioni dhe mirëqënia.Ndërkohë sa i përket Shqipërisë zë vendin e 62, Kosova në vendin e 83, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit radhiten si vende në kategorinë e popujve të palumtur.Maqedonia radhitet në vendin e 118, Serbia në 105, Bosnjë Hercegovina në vendin e 107. Bullgaria është vendi me popull mungesë lumturie dhe radhitet gati në fund të listës duke vendin e 144.Raporti vë në dukje se sëmundjet mendore, të tilla si depresioni dhe ankthi, janë kontribuesit kryesore për pakënaqësi rreth botës. Por, ai thotë se, edhe në vendet e pasura , më pak se një e treta e njerëzve me sëmundje të tilla janë në trajtim.